Walcott: Mund ta mposhtim Bayernin

PUBLIKUAR

Anësori i Arsenalit, The Walcott beson se ekipi i tij mund ta mposhtë Bayern Munichun, nëse luajnë në të njëjtin nivel si në fitoren prej 3-0 kundër Manchester Unitedit.

“Të luash kundër Bayernit, me atë kualitet që kanë ata gjithmonë është sfiduese, por ne jemi në shtëpi dhe kemi mbështetjen e fansave, por duhet të bëjmë një performancë të ngjashme si kundër Unitedit. E dimë se mund ta mposhtim çdokënd dhe do të jemi gati ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Walcott, raporton Goal.

Këto komente anglezi i bëri në prag të sfidës që zhvillohet të martën në Ligën e Kampionëve kundër Bayernit në Emirates, transmeton Koha.

Ekipi i Arsene Wenger është në kërkim të pikëve të para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi nga dy ndeshjet e para nuk ka arritur të marrë asnjë pikë të vetme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...