Komuna e Lipjanit ndihmon Janjevën, miell, pako ushqimore e higjienike

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka qëndruar në Janjevë ku ka përcjellur nga afër shpërndarjen e ndihmave për banorët e Janjevës.

Komuna e Lipjanit, sot ka shpërndarë miell, pako ushqimore dhe higjenike kështu duke dal në ndihmë banorëve të cilët kanë nevojë, kjo pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, transmeton LipjaniNews

I pari i Komunës së Lipjanit, Kryetari Ahmeti ka vizituar edhe QMF në Janjevë ku ka biseduar me stafin mjekësor rreth Coronavirusit, duke falënderuar për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka qëndruar edhe tek familja Kelmendi në Janjevë ku ka bashkëbiseduar me familjen e personit të infektuar me Covid-19, ku po ashtu është furnizuar me barnat e nevojshme që ka përdorur për terapinë e rregullt.
Ai po ashtu ka falënderuar edhe Policin e Kosovës për gatishmërinë e tyre për të ndal në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Ndihma do të shpërndahen në të gjitha lokalitetet e Komunës së Lipjanit, të gjitha atyre që kanë nevojë.

Image may contain: 6 people, people standing, tree, snow and outdoor
Image may contain: 2 people
Image may contain: one or more people, people standing, suit, wedding and indoor
Image may contain: food

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...