“7 Kogustaki Mucize” është filmi turk që këto ditë është komentuar shumë tek shqiptarët.
Miracle in Cell No. 7”, ose, siç quhet në origjinal (turqisht), “Yedinci Kogustaki Mucize”, është prodhim i vitit 2019 nga Netflix, shkruan lajmi.net.
Filmi ka për temë marrëdhënien fëmijë-baba, por që ky i fundit ka probleme mendore, andaj akuzohet për vrasje.
Rolet prekëse të kastit të këtij filmi ua morën zemrën publikut, ndërsa ditët e fundit u komentua shumë tek ne shqiptarët.
I gjithë filmi të mban për vete deri tek minuta e fundit, ndërsa epilogu i tij erdhi ashtu siç nuk e priste askush.
Ky film duket se e emocionoi edhe reperin shqiptar me famë botërore, Gashin, i cili e publikoi në InstaStory, si rekomandim për ndjekësit e tij. /Lajmi.net/



