Komuna e Lipjanit dhuron maska dhe doreza për Stacionin Policor Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emër të Komunës sot ka dhuruar një donacion mbështetës maska dhe doreza për stacionin Policor në Lipjan, po ashtu ka falënderuar për punën që po bëjnë për menagjimin më të mirë ndaj situates së krijuar nga Covid-19.

Komandanti Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi ka falënderuar në mënyrë të veçantë Kryetarin Ahmeti për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep policisë në Stacionin Policor Lipjan, me donacionin e furnizimit me maska dhe doreza që ka si qëllim kujdesin ndaj shëndetit të policeve gjatë kryerjes së shërbimeve në këtë kohë kur po përballemi me gjendjen emergjente të pandemisë me rastet e konfirmuara në Kosovë të Corona Virus Covid 19, transmeton LipjaniNews.

Komuna e Lipjanit ka ndihmuar stacionin policor edhe me dezinfektues të ndryshëm si dhe vetura zyrtare në shfrytëzim gjatë kësaj pandemie.

 

Image may contain: one or more people, people sitting, office and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...