Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 47 persona të cilët nuk i kanë zbatuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa dy persona janë arrestuar edhe në Lipjan.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë”, njofton Policia.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës”, transmeton LipjaniNews.


