Rooney tregon sekretin e fitores kundër Evertonit

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi i është kthyer fitoreve, pasi ka arritur ta mposht Evertonin në shtëpi me rezultat 0-3.

Çdo gjë filloi me golat e Morgan Schneiderlin dhe Ander Herreras, por ishte kapiteni i Djajve të Kuq, Wayne Rooney, ai i cili e përmbylli këtë ndeshje me një gol të bukur.

“Ne jemi stërvitur shumë dhe kjo fitore erdhi si rezultat i kësaj. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi ishim të lodhur edhe nga ndeshjet me kombëtaret”.

“Fitorja në Goodison Park kurrë nuk është e lehtë, por është e mirëpritur gjithmonë. Jam i lumtur që kam shënuar, sepse kam ndihmuar ekipin të fitojë tre pikë”, ka thënë Rooney për BBC Sport.

Aktualisht Unitedi është në vendin e tretë me 19 pikë. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...