Tayna nga krevati: Njerëzit qajnë me lot gëzimi kur më shohin

PUBLIKUAR

Tayna ka arritur të mbledh rreth vetes shumë fansa.

Reperja shqiptare Tayna, që nga fillimet e para të karrierës ka qenë e dashur për publikun, shkruan lajmi.net.

Me projektin e parë muzikor me videoklip arriti që të rrëmbej shumë zemra dhe tani po vazhdon me po të njëjtin ritëm.

Reperja para se të bëhej gjendja e jashtzakonshme ishte aktive edhe me mbrëmje të ndryshme muzikore e tash që po qëndron në shtëpi është më shumë se kurrë aktive edhe në rrjete sociale.

Së fundmi e ka publikuar një foto ku shfaqet e shtrirë në krevat dhe tregon format trupore.

Pranë postimit reperja ka treguar se si po e duan njerëzit dhe po qajnë me lot gëzimi kur e shohin.

”Ka njerëz që qajnë me lot gëzimi kur më shohin. Çfarë mund të kërkoj më tepër”, ka shkruar ajo pranë postimit në llogarinë e saj në Instagram./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...