Aktori i ri shqiptar Ernis Ibra do të luajë në të njëjtin serial me Burak Ozçivit

PUBLIKUAR

Ishte raportuar muaj më parë se biznesmeni shqiptar i cili jeton dhe vepron në Turqi, Ernis Ibra, ka fituar një rol të madh kinematografik në Turqi.

Ai përkatësisht do të jetë pjesë e një seriali të ri në Stamboll, i cili është prodhim i “Ay Yapim”, që njihet si kompania më e madhe filmike në kinematografinë turke.

Foto: Ernis Ibra/Instagram

Por nuk mbaron këtu, pasi në këtë serial Ibra do të luajë krah ermave të njohur të aktrimit në Turqi, e një ndër ta do të jetë edhe aktori Burak Özçivit.

Burak Özçivit është i njohur për publikun kosovar më shumë si “Kemali”, gjersa në Turqi njihet si një prej aktorëve më të njohur, i cili ndiqet nga mbi 14 milionë njerëz vetëm në rrjetin social Instagram.

Biznesmeni nga Kosova, tashmë aktor në këtë serial nuk ka dhënë ende detaje për shkak të kontratës, por që gjithsesi është shprehur i entuziazmuar për rolin e tij të ri në këtë film.

Sukseset e shqiptarëve në fushën e artit jashtë vendit kanë qenë gjithnjë të dëshmuara, e sukseset duket se nuk po ndalen tashmë edhe në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...