Ronela tregon tatuazhet me emrat e prindërve dhe ua kushton një dedikim emocional

PUBLIKUAR

Përmes një postimin emocional në rrjetet sociale, Ronela Hajati i ka këshilluar fansat e saj që t’i duan prindërit, ndërkohë që i ka treguar edhe tatuazhet që mban për nder të tyre.

“Busho, mamo! Asnjëri në këtë jetë nuk i zgjedh prindërit, ndaj sot dua t’i them faleminderit Zotit që më fali dy prindër të mrekullueshëm, autoritarë, të mençur e me një dashuri e devotshmëri të pakrahasuar ndaj meje!”.

“Jashtë çdo gjëje që shesim, japim, të vetmit që më njohin dhe jetoj çdo ditë duke shpresuar që gjithë investimi juaj të shpërblehet sadopak!”.

“Mësova shumë e dola goxha fëmije i mirë me thëne të drejtën (modestia në agravim ) po s’kish ku të shkonte me aq shumë sa jeni lodhur duke më mësuar!”.

“T’i duam prindërit sa i kemi, sepse sot që babai im nuk është në jetë, jam gati për gjithçka, vetëm t’i dëgjoj batutat e tij për pesë minuta! Ju kam në shpirt!”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...