Kjo është sakrifica e Roshit kundër Armenisë, nuk e dinte as De Biasi

PUBLIKUAR

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe i Rijekës, Odise Roshi, ka rrëfyer se në sfidën kundër Armenisë ka luajtur i dëmtuar e tashmë i duhet të qëndrojë për dhjetë ditë jashtë fushave të blerta.

Paraqitja e mirë ndaj Armenisë në Yerevan nuk i ka lënë askujt shkak për të dyshuar për gjendjen e Roshit që shkëlqeu në krah, edhe pse për 45 minuta ka pasur probleme në menisk.

“Kisha këputje në menisk në ndeshjen e fundit me Shqipërinë. Luajta në pjesën e parë me këtë problem, por nuk i tregova trajnerit pasi doja të isha në fushë”.

“Tani më duhet të qëndroj jashtë për dhjetë ditë, por për fat do të shmang operimin. Besoj sa ia vlejti qëndrimi në fushë”, ka thënë Roshi.

24-vjeçari ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares në ndeshjes kualifkiese të Shqipërisë për Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...