Imri Ahmeti “Këtë e deshti dëshmori Dinamiti dhe gjithë dëshmorët tanë që Kosova vendi ynë të zhvillohet e të krijoj mundësi për të gjithë”

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka kujtuar dëshmorin Haradin Bajrami-Dinamiti me rastin e përvjetorit të tij.

Postimi i plotë:

Aktiviteti “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit -Dinamiti”

Të dashur qytetarë,

Me 02 prill 2020, bëhen 21 vjet nga rënja e dëshnorit Haradin Bajrami-Dinamiti.
Komuna në bashkëpunim me familjen e dëshmorit Bajrami këtë vit ka anuluar aktivitetet për shënimin e përvjetorit sepse si shoqëri po përballemi me një betej tjetër, me Covid -19.
Le të na kthej kjo datë vëmendjen e përkushtimin e të gjithëve për nderim të dëshmorit Haradin Bajrami- Dinamiti për nevojën e madhe që ka vendi ynë këtë momentum shoqërorë e politik për të përballur me kërë pandemi që paraqet betej me shumë të panjohura.
Kujtimi për dëshmorin Dinamiti është me teper se një lule pranë lapidarit, është më tepër se nje kujtim e nderim për dëshmorin Dinamiti por është thirrje për vigjilenc e solidarizim mes nesh për tet avancuar e zhvilluar vendin tonë.
Dëshmorët themele të shtetit tonë na obligojnë të sjellemi e të punojmë pa hile e me përgjegjësi duke ndertuar ofrim e mirëkuptim e jo urrejtje mes nesh.
Të ndjejmë obligim të punojmë fortë e pa ndasi për të krijuar vendin tonë ne një ambient të lirë e të zhvilluar demokratik ku secili prej nesh mund të jetojë e punoj lirshëm e ndershëm.
Këtë e deshti dëshmori Dinamiti dhe gjithë dëshmorët tanë që Kosova vendi ynë të zhvillohet e të krijoj mundësi për të gjithë.

Lavdi dëshmorit Haradin Bajrami-Dinamiti
Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve!

Image may contain: 3 people, people standing, people walking, shoes, child and outdoor
Image may contain: 1 person, text and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...