Fillon furnizimi me kontejner në Lipjan, bashkëfinancim i Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Në Komunën e Lipjanit sot ka filluar furnizimi me kontejner për familjet që nuk posedojnë, po ashtu me dorëzimin e kontejnerit do të lidhet edhe kontratë kështu për të shmang hedhjen e mbeturinave vend e pa vend.

Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Lipjanit dhe Kompanisë “Pastrimi”, njofton Komuna.

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pohuar se çdo familje do të ketë shportën, ku njëkohësisht do të krijohet edhe një listë të lirimit nga pagesa për familjet që janë me asistencë sociale.

Me të përfunduar shpërndarja e këtyre shportave do të filloj masat ndëshkimore ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të ndryshme e që dëmtojnë ambientin, transmeton LipjaniNews.

Gjithashtu, ditëve në vijim do të hyjë në fuqi rregullorja komunale për mbeturina për mes të cilave do të ndërtohet sistem i evidentimit të të gjitha ekonomive familjare dhe bizneseve ku nuk do të mund të pajisen me leje ndërtimore e as me leje për operim dhe me dokumente të tjera në rast se nuk e kanë kontratën dhe kanë kryer pagesën për mbeturinat.

No photo description available.
Image may contain: outdoor
Image may contain: one or more people, sky and outdoor
Image may contain: outdoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...