Klopp ia fillon me barazim me Liverpoolin

PUBLIKUAR

Trajneri gjerman Jurgen Klopp nuk ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e tij të parë në krye të skuadrës angleze Liverpool.

Strategu gjerman i cili javë më parë mori drejtimin e ‘The Reds’, debutoi në udhëtim ndaj Tottenham Hotspurs, në një ndeshje ku përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0.

Liverpool është duke u përballur me shumë lëndime, kështu që Klopp u detyrua të startojë me një formacion emergjent.

Si Tottenham ashtu edhe Liverpool krijuan disa raste të mira shënimi, mirëpo në fund portat mbetën të paprekura.

Pas këtij barazimi, Tottenham Hotspurs ndodhet në pozitën e shtatë me 14 pikë të tubuara ndërsa Liverpool dy pozita më poshtë më poshtë me një pikë më pak.

Në javën e ardhshme Klopp me Liverpoolin e tij do të jetë nikoqir i skuadrës së papërshtatshme Southampton, ndërsa Tottenham Hotspurs do të jenë mysafir tek ekipi debutues në Ligën Premier, Bournemouth. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...