Pritje para postës për të marrë socialin në Lipjan

PUBLIKUAR

Në shumë qytete të Kosovës në këto momente është krijuar tollovi para pikave zyrtare të Postës së Kosovës. Me qindra persona jenë mbledhur, kryesisht të moshuar për t’i marrë asistencat sociale. Kjo pasi që Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i lëshojë para kohe,

Radhë të gjata janë krijuar edhe në Lipjan, por aty janë parë edhe Policia Kosovës, transmeton LipjaniNews.

Por, Përmes një komunikate drejtuar mediave, Posta thotë se në të gjitha hapësirat e brendshme të zyrave postare është rreptësishtë duke u respektuar distanca sociale prej 2 metrave.

“Edhe në hapësirat jashtë zyrave postare po mbahet distanca megjithëse janë krijuar rende, por është duke na asistuar edhe Policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë shumë. Por për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, iu bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të asistencës sociale nuk kanë nevojë të prisin në radhë të gjata sepse edhe ata e dinë se Asistencën Sociale mund ta marrin edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...