Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 20:30, të miturit me masë edukative, A. R, viti i lindjes 2003 dhe B. T viti i lindjes 2002 janë larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur), transmeton LipjaniNews.
A. R , kishte të shqiptuar masën edukative, një vit e gjashtë muaj për veprën penale; vjedhje e rëndë, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës
B.T, kishte të shqiptuar masën edukative një vit për veprën penale; lëndim i lehtë trupor.
Për rastin është njoftuar edhe policia.


