Kryesyesi i Kuvendit Komnal në Lipjan përmes një postimi ka thënë se mbesim me shpresë dhe lutemi që të kalojmë së bashku këtë pandemi pa pasoja.
Po ashtu, Kryesuesi Azemi ka pohuar se Kuvendi i Komunës së Lipjanit përmes një seance urgjente të mbajtur në formë elektronike miraton propozim vendimin e Kryetarit të Komunës z.Imri Ahmeti për ndarjen e 50 mijë eurove për ndihma të familjeve në nevojë dhe nevojat të tjera të menaxhimit të situatës emergjente nga pandemia COVID-19.
Postimi i plotë:
Kuvendi i Komunës së Lipjanit përmes një seance urgjente të mbajtur në formë elektronike miraton propozim vendimin e Kryetarit të Komunës z.Imri Ahmeti për ndarjen e 50 mijë eurove për ndihma të familjeve në nevojë dhe nevojat të tjera të menaxhimit të situatës emergjente nga pandemia COVID-19.
Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Komunës së Lipjanit,
Më lejoni të ju falenderoj të gjithëve për gatishmërinë tuaj dhe kontributin e dhënë rreth mbledhjes urgjente të ftuar në formë elektronike.
Procesi i votimit ka perfunduar dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit janë përgjigjur me votim PËR propozim vendimit. Pra me të gjitha votat për 31 vota është aprovouar: Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për ndihma të familjeve në nevojë dhe nevojat të tjera të menaxhimit të situatës emergjente nga pandemia covid-19
Ju faleminderit edhe për komentet e juaja dhe propozimet e bëra e që kryesisht kanë qenë për rritjen e shumës së propozuar nga Kryetari.
Urojmë që situata të qetësohet dhe mos të kemi nevojë në të ardhmen, në të kundërtën do të obligohemi që të ndajmë mjete tjera shtesë ashtu si keni propozuar, por gjithmonë duke shiquar mundësitë buxhetore rreth këtyre veprimeve.
Po ashtu po shpresojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës të ndajë mjete për Komunat për të i ndihmuar rreth kësaj situate në të cilën gjendemi.
Në fund më lejoni edhe një herë të ju falenderojë të gjithëve për gatishmërinë tuaj që të jemi bashkë të gjithë për të tejkaluar këtë situate në të cilën jemi. Po ashtu faleminderit për sygjerimet tuaja dhe propozimet për marrjen e masave mbrojtëse rreth virusit COVID-19.
Mbesim me shpresë dhe lutemi që të kalojmë së bashku këtë pandemi pa pasoja.
Me respekt:
Daut Azemi
Kryesues i Kuvendit të Komunës së Lipjanit



