Komuna Lipjanit: Mos bëni panik sepse do të ndihmojmë secilin që ka nevojë

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka bërë thirrje që mos të krijohet panik sa i përket shpërndajes së ndihmave sepse do të ndihmohen secili që ka nevojë. Sipas autoriteteve të Komunës prioritet do të ketë banorët e Janjevës për shkak të që ky fshat tashmë është në Karantin, transmeton LipjaniNews.

Postimi i plotë nga Komuna:

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë, ndihmat të cilat po shpërndahen në Lipjan po bëhen fillimisht për rastet sociale pastaj do të ndihmohen ata që kanë mungesa, prioritet do të jenë banorët nga Janjeva për shkak të situatës aty, andaj ju lutemi të mos bëni panik sepse do të ndihmojmë secilin që ka nevojë.

Ndihmat që janë shpërndarë sot janë vetëm një pjesë në koordinim me disa kompani private të cilat i falënderojmë shumë, Viva Fresh, Buçaj dhe Kryqin e Kuq në Lipjan për distribuimin e ndihmave.

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...