LDK-Lipjan ka reaguar duke thënë se në këto rrethana na duhet bashkim i të gjithëve për të përballuar këtë betejë, por fatkeqësisht edhe në kohë të veshtira siç është tani kjo betejë me shumë të panjohura me COVID-19.
Sipas tyre, adoleshentët politik përpiqen të kontrabandojnë dezinformata me qëllime politike. E tillë ishte pamja në degën e PDK në Lipjan.
Reagimi i plotë:
Në këto rrethana na duhet bashkim i të gjithëve për të përballuar këtë betejë, por fatkeqësisht edhe në kohë të veshtira siç është tani kjo betejë me shumë të panjohura me COVID-19, adoleshentët politik përpiqen të kontrabandojnë dezinformata me qëllime politike. E tillë ishte pamja në degën e PDK në Lipjan.
Duke dëgjuar lexues të dobët e shkrime të kuzhinave të infektuara karrieriste që kanë kopjuar keq të gjitha veprimet e marrura nga ekzekutivi i Komunës. Madje edhe propozimin për ndihmë familjeve në nevojë përpiqen ta eksploatojnë si ide të tyre. Po të pyeteni ju kosto e faturave edhe në kohë krize do të kushtonte me muzikë por jeni post mortum o nxenës të ngelur qe sa kohë, e të tillë do mbeteni.
Po ashtu para pak ditësh kështu një fillorist i degës së PDK në Lipjan në një pseudokonferencë për shtyp lexoi dobët dhe nuk la akuzë pa bërë për mjekët dhe shëndetësinë në Lipjan, në vend që të falenderohen dhe inkurajohen gjithë personeli për punën që po bëjnë, e sot na shesin përralla dhe na japin ide të kopjuara.
Koha është për bashkim forcash, vigjilencë e përkushtim të përbashkët jo për shpifje e tentim përvetësimi politik.
COVID-19 ka prekur shumë Komuna dhe gjithë Globin edhe shtetet më të forta në Botë, e ju përpiqeni të hedhni fajin në ekzekutiv të komunës nga vërbimi i pashërueshëm e i trashëguar politik.
Qytetar të nderuar ky virus e kjo betejë nuk është vetëm e institucioneve, as vetëm e zyrtarëve as të një komune, as të një shteti, por është Pandemi me përmasa botërore. Pezulloni apetitet në këto rrethana sepse qytetarëve tanë ju duhet ndihma e përkujdesi jo krekosja e reklama për poena politik. Rrethanat janë të veshtira dhe na duhet të pezullojmë shumë aktivitete dhe me diciplinë t’i përmbahemi udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
👏Duhet ti falenderojmë gjithë personelin shëndetësor, ekipet emergjente, Policinë dhe gjithë ata që po angazhohen që këtë situatë që po kalon vendi ynë, ta tejkalojmë me kujdes dhe pa pasoja. 👏
Faleminderit, shëndet!
Rrini në shtëpi🏠, e mbroni vehtën, familjen dhe gjithë shoqërinë.
Pa panik❌, por me kujdes të shtuar✅






