Në Streetball “Bucharest Challenger” edhe Kosova

PUBLIKUAR

3Të udhëhequr nga Fikret Shatri bashkë me Ismet Ferati, Fisnik Juniku dhe Enver Dili janë katër basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar në streetball “Bucharest Challenger”, i cili zhvillohet më 26-27 korrik në kryeqytetin rumun.

Në turne do të marrin pjesë skuadra nga 16 shtete evropiane, ndërsa tri të parat e fitojnë të drejtë të paraqiten për “World Tour”, që mbahet në Stamboll. Skuadra Che Bar është kampione e Kosovës në streetball për edicionin e kaluar, ndërsa anëtarët e saj besojnë se edhe në arenën evropiane mund të arrijnë rezultate të mira.

Ismet Ferati në një intervistë për Arenën shprehet i kënaqur që do të jetë pjesë e grupit që për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë turne, ndërsa beson se nuk do të mungojnë as rezultatet.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...