IKSHPK ka një thirrje për ata që ndodheshin në aeroplanin e njëjtë me të infektuarin nga Lipjani

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka treguar se sot ka rezultuar edhe një person me koronavirus, i cili kishte ardhur nga Berlini me datë 11 mars me aeroplan dhe kështu ky institut ka apeluar te të gjithë udhëtarët e këtij aeroplani që të lajmërohen në numrin për qendrën e thirrjeve 038 200 80 800, shkruan Gazeta Metro.


IKSHPK ka njoftuar se sot  janë testuar 21 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre ka rezultuar pozitive.

Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçar i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020

Instituti ka apeluar të gjithë qytetarët e ardhur në këtë aeroplan të lajmërohen në numrin 038 200 80 800 në qendrën e thirrjeve në IKSHPK.

Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 340 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej prej tyre, 21 (njëzet e një) raste kanë rezultuar pozitive.

Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK. /gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...