Lipjanasit protestojnë me tenxhere e me tiganë nëpër ballkone kundër politikës

PUBLIKUAR

Sot është organizuar një protestë që në ora 20:00 të mbrëmjes qytetarët të shprehin pakënaqësitë e tyre për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjithashtu, edhe gruaja e ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett, Alison Kosnet, ka thënë se do t’i bashkohet protestës së sotme.

Protestës u janë bashkuar edhe shumë qytetar lipjanas të cilët kanë shprehur paknaqësit e tyre.

Shkarkimi i ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Agim Veliut, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prodhoi mocion votëbesimi për të rrëzuar Qeverinë Kurti nga partia e Veliut – Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shkarkimi i Veliut erdhi me arsyetimin se ministri kishte hapur panik për gjendjen e koronavirusit dhe kishte mbështetur propozimin e presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Më vone erdhi edhe një arsyetim tjetër, ku thuhej se Veliu kishte treguar përformancë të dobët gjatë qeverisjes me ministrinë e Punëve të Brendshme.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...