Moreno: Klopp i përshtatet stilit tim

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno, ka deklaruar se do të shkëlqejë nën urdhrat e trajnerit të ri, Jurgen Klopp.

Klopp ka zëvendësuar të shkarkuarin Brendan Rodgers dhe me klubin e ri do të debutojë të shtunën kundër Tottenham Hotspurit.

“Ai na ka thënë se dëshiron skuadër të gjallë – skuadër në të cilën vrapojnë të gjithë. Atij nuk i pëlqen individualizmi dhe edhe mua më pëlqen të mendoj ashtu. Ai do që të punojmë bashkë, do ta bëj një ekip të madh dhe mua më pëlqen kjo ide. Mendoj se ai i përshtatet lojës sime”.

“Jam agresiv, energjik dhe jap gjithçka, andaj i përshtatem stilit të lojës së Klopit. Duhet të punojmë shumë që të zëmë vend në skuadër dhe të punojnë nën urdhrat e tij”, ka thënë Moreno për uebfaqen zyrtare të klubit.

Liverpooli ka gjashtë pikë më pak se lideri Manchester City dhe zë pozitën e dhjetë në tabelë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...