Kryetari Ahmeti: Vendimet e sotme të drejtoreshes Merita Bytyqi janë referenc për moslejmin e askujt për të lënduar punën e madhe të gjithë stafit mjekësor

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit përmes një postimi në facebook ka shkruar se është mirënjohës për kontributet e stafit mjekësor për angazhimin konsistent në vijen e parë të frontit .

Sipas Ahmetit, Vendimet e sotme të drejtoreshes Merita Bytyqi janë referenc për moslejmin e askujt për të lënduar punën e madhe të gjithë stafit mjekësor.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në situaten emergjente të shëndetit publik si shoqëri po përballemi me kufizime të shumta duke u angazhuar të gjithë bashkë për të tejkaluar dhe menaxhuar këtë situat.

Ju jemi mirënjohës për kontributet tuaja dhe mbështetjen e gjerë qytetare, ndaj masave të ndërmarrura të institucioneve qendrore dhe veprimeve të Komunës për të rritur preventiven sa më shumë ndaj përhapjes së pandemis Covid-19.

Në veçanti stafi mjekësor meriton gjithë mirënjohjen tonë për angazhimin konsistent në vijen e parë të frontit me betejen e vështirë të coronavirusit. Na nevojitet mbështetje dhe solidarizim i të gjithëve me mjekët, infermierët dhe stafin tjetër të shëndetësisë për punën e tyre të palodheshme.

Vendimet e sotme të drejtoreshes Merita Bytyqi janë referenc për moslejmin e askujt për të lënduar punën e madhe të gjithë stafit mjekësor, për të mos lejuar sabotime e obstruksione që njëllosin gjithë stafin e shëndetësisë prandaj individet e papërgjegjshëm nuk do të tolerohen të sabotojnë as minimizojnë punën e mirë të gjithë stafit tjetër mjekësor në komunën tonë.

E përgzoj departamentin e shëndetësisë dhe menaxhmentin për përkushtimin dhe insistimin e ritmit dhe disiplinës në këtë kohë të emergjencës së shëndetit publik.

Pa panik❌ por me kujdes!✅

Image may contain: text that says 'SHERBIMI I URGJENCES Q.K.M.F. LIPJAN'

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...