Suspendohen nga puna tre persona në QMF-Janjevë (Dr. O.Sh, motra Medicinale M. Z, dhe punëtorja H.B)

PUBLIKUAR

Faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit ka njoftuar se me vendim të Drejtoreshës së Shëndetësisë, Dr. Merita Bytyqi janë suspenduar nga puna, Dr. O.Sh, motra Medicinale M. Z, dhe dhe punëtorja H.B, në QMF-Janjevë.

Ky suspendim është marr për shkak të mos respektimit të orarit të punës dhe mos përfilljes së situatës emergjente të shëndetit publik të shpallur nga Qeveria Kosovës dhe përkundër faktit të janë dërguar vërejtje të shumta nga menagjmenti i QKMF-së në Lipjan, thuhet në njoftim.

Të njëjtit nuk kanë përfillur situatën dhe kanë sabotuar situatën dhe detyrat e punës, thuhet po ashtu.

Në vendim thuhet se të tre janë suspenduar përkohësisht deri sa të merret vendimi nga ana e komisionit disiplinor.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...