Gjykata Lipjan kufizon aktivitetet e saj përkohësisht shkak Coronavirusi

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë mban takim me gjyqtarë përgjegjës të departamenteve dhe degëve të saj lidhur me masat e ndërmarra në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

Njoftimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë:

Informojmë opinionin publik se pas takimit të mbajtur sot nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve, divizioneve dhe degëve të kësaj gjykate, në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit Corona Virus COVID-19 të datës 11.03.2020, nr.01/07 dhe Vendimit të KGJK-së të datës 12 mars 2020, nr. 52/2020, Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

  • Seancat e caktuara do të mbahen sipas orarit të paraparë, nga gjyqtari i çështjes do të vlerësohet prezenca e publikut, mediave dhe monitoruesve në seancë (preferohet përjashtimi aty ku nuk shihet e domosdoshme).
  • Puna me palë në shkrimoret e gjykatës do të vazhdojë në atë mënyrë ku palët do të lejohen të hyjnë në gjykatë një nga një, referentët e gjykatës gjatë dhënies së shërbimit duhet të kenë kontakt me vetëm nga një palë me qëllim që të shmanget prezenca e palëve në masë të madhe.
  • Në rastet kur nga stafi i gjykatës njëri prind duhet të kujdeset për fëmijë, atëherë do të aprovohet pushimi nga eprori në bazë të kërkesës së parashtruar të cilës kërkesë duhet bashkëngjitur provat.
  • Ky kufizim i shërbimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të ndryshojë varësisht prej rrethanave.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...