Nënkryetari Xhemajli pret në takim shefin e zyres së UNICEF Murat Sahin dhe publicistin Adriatik Kelmendi

PUBLIKUAR

Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli ka pritur në takim shefin e zyres së Unicef Kosovo Programme Murat Sahin dhe publicistin Adriatik Kelmendi, i cili i është bashkuar kauzës së UNICEF-it për të promovuar të drejtat e fëmijëve në përgjithësi e veçanërisht të fëmijëve me aftësi të kufizuar, njofton Komuna.

Në takim u diskutua nevoja e gjithpërfshirjes së personave që jetojnë me aftësi të kufizuara, si dhe mos diskriminimit të tyre, temë e cila është ende evidente në Kosovë si në shumë vende të tjera.

Nënkryetari Xhemjali së bashku me përfaqësuesit e UNICEF u dakorduan që të jenë edhe më të përkushtuar që të vazhdojmë avokimin për gjithpërfshirje, qasje dhe jetë më të mirë dhe të barabartë për të gjithë fëmijët pa marrë parasysh gjendjen në të cilën jetojnë, thuhet në njoftim.

Image may contain: 5 people, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...