Prishtina fiton në Bullgari

PUBLIKUAR

Sigal Prishtina ka arritur që të triumfojë në ndeshjen hapëse në Ligën Ballkanike drejt mbrojtjes së titullit, duke mposhtur Beroen me rezultat 80-73.

Ndeshja u zhvillua e balansuar nga fillimi i takimit, me vendasit që kishin epërsi të lehtë.

Megjithatë, klubi kosovar u tregua më i mirë në pjesën e dytë dhe kjo ishte vendimtare që Sigal Prishtina të fillojë mbrojtjen e titullit të kampionit të Ballkanit me fitore, transmeton Telegrafi.

Më i miri te Prishtina ishte El-Kamin i cili shënoi 21 pikë, i pasuar nga Abukar i cili shënoi 16 pikë.

Te bullgarët shkëlqyen Zhelev dhe Gary me nga 14 pikë, por që kjo ishte e pamjaftueshme.

Prishtina kështu e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në këtë sezon në Ligën Ballkanike, drejt mbrojtjes së trofeut fituar sezon më parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...