Me vendim të Qeverisë Ndërprehet procesi edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën me 27 mars 2020.
Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!
Në përpjekje për masa preventive për epidemin e Coronavirisit pa panik por si masë preventive po postojmë këshillat e Institutit Kombëtar të shendetsisë:
Disa nga këshillat e profesionistëve shëndetësor janë të thjeshta për t’u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:
• Lani mirë sa më shpesh duart!
• Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!
• Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes!
• Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute!
• Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkrun mjeku!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
• Personat të cilët kanë qenë në në vende me Koronavirus brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore!
Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre!
• Përcillni simptomat e juaja dhe thirreni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor!
• Menaxhoni mirë mbeturinat!
• Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!



