Vdes një person në aksident trafiku në magjistralen Ferizaj -Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...