Rita mbetet një ikonë e stilit, duket atraktive edhe në veshje të thjeshtë në darkën e Revistës “TINGS”

PUBLIKUAR

Ajo mori vëmendjen e të gjithëve së fundmi duke sfiluar në pasarelën e markës së njohur “Miu Miu” në Javën e Modës në Paris, të martën.

Rita Ora dukej në çdo centimetër me stil teksa mori pjesë në darkën e organizuar nga Revista “TINGS X Topman” në Klubin e Anëtarëve Laylow, shkruan DailyMail.

SUV më i shitur në Kosovë me çmimin e një pice në ditë

Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej tërheqëse veshur me një jelek të purpurt të thurur, të cilin e kombinoi me një palë pantallona të zeza.

Për aksesorë, këngëtarja me origjinë shqiptare kishte vendosur disa gjerdanë prej ari dhe argjendi, që përshtateshin bukur me veshjen e saj elegante.

Rita Ora, Adele dhe Mabel listohen në mesin e 100 femrave më me ndikim në muzikë që po e ndryshojnë industrinë për të mirëRita Ora, Adele dhe Mabel listohen në mesin e 100 femrave më me ndikim në muzikë që po e ndryshojnë industrinë për të mirë

Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte veshur një palë këpucë të zeza me një palë çorape të bardha për këtë rast.

Flokët e saj bionde me frymëzim të stilit të viteve 70’, i dhanë një pamje edhe më atraktive Ritës.

Rita u kthye në Londër pas qëndrimit në Javën e Modës në Paris, për koleksionin “Vjeshtë/Dimër 2020 – 2021” të markës “Miu Miu”.

Udhëtimi i këngëtares në kryeqytetin francez erdhi pas raportimeve që ajo dhe aktori Rafferty Law, 23 vjeç, i dhanë fund lidhjes pas tre muajsh takime me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...