Federer eliminohet nga nr.70 në botë

PUBLIKUAR

urneu Masters i Shangait në tenis ka nisur me një surprizë, siç është ajo e eliminimit të nr.3 në botë, zviceranit Roger Federer.

Kampioni ende në fuqi i këtij turneu është mundur sot në raundin e parë nga spanjollit Albert Ramos-Vinolas, numri 70 në botë. Një eliminim që ka befasuar të gjithë, teksa Federer është mundur me shifrat 2-1, në një ndeshje që ka zgjatur mbi dy orë.

Federer u mund 7-6 setin e parë, duke vuajtur shumë dhe u detyrua të hapte krahun në “tie break”. Por zvicerani tregon epërsi në setin e dytë, duke u shkëputur që në fillim dhe fiton me lehtësi 6-2. Ritmi i lojës së tenistit zviceran bie ndjeshëm në setin e tretë, që i kushton atij shumë, duke u mundur 6-3 dhe eliminohet shumë shpejt nga turneu Masters i Shangait.

Roger Federer bëri shumë gabime në këtë ndeshje, plot 30, që i kushtuan atij fitoren, duke u eliminuar që në raundin e parë. Zvicerani, fitues i 17 grand slemeve, do të nisë përgatitjet për turneun “Championship” që zhvillohet në fund të tetorit në Singapor, teksa këtë sezon ka humbur edhe dy finale të grand slemit të Wimbledon dhe US Open. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...