Pas dy viteve mungese, Bryant: Dua të luaj gjithë sezonin

PUBLIKUAR

Pas dy sezonesh plot zhgënjim dhe të mbushura me dëmtime, Kobe Bryant duket se këtë vit ka ndërmend të lërë sërish gjurmë në NBA.

Ai ka rikuperuar dëmtimin dhe ka nisur bashkë me skuadrën fazën përgatitore, për të qenë gati në startin e sezonit të ri, më 27 tetor, transmeton Telegrafi.

Ylli i ekipit të Lakers nuk ka humbur asnjë ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe dhe po rigjen gradualisht formën e tij më të mirë.

“Po rikthehem”, ka thënë Bryant, që pas çdo ndeshje nuk harron të flaë për mediat për gjendjen e tij. Në miqësoren ndaj ekipit izraelit ai luajti 18 minuta, duke realizuar 21 pikë, shifra më e lartë e këtyre miqësoreve.

Kjo konfirmon progresin e tij dhe se është duke rikuperuar gradualisht “Jam më mirë fizikisht. Është thjesht çështje kohe, pasi më duhet edhe pak kohë e disa ndeshje për të gjetur formën më të mirë”, tha më tej Kobe Bryant, që nuk ka munguar në të katërta miqësoret e Lakers. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...