Kombëtarja e ka të rezervuar hotelin dhe fushën për 11 ditë në Francë

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit para tre muajsh kanë bërë prenotimin e hotelit, ku do të qëndrojnë gjatë kampionatit Evropian në Francë, por gjithashtu edhe të fushës ku do të kryejnë stërvitje.

Pritet që në ditët e ardhshme të mësohen detaje të tjera rreth këtyre vendeve, ku Kuqezinjtë do të strehohen minimalisht 11 ditë, transmeton Panorama.

Secila kombëtare që ka gjasa për kualifikim duhet ta rezervojë hotelin para kohe për shkak të kërkesave të mëdha dhe në rast të moskualifikimit e anulon.

Mirëpo, Shqipëria tashmë duhet të mendojë për zgjatjen e rezervimit, pasi do të jetë në Francë gjatë verës së vitit 2016.

Po ashtu, i sigurt është fakti se interesimi i tifozëve shqiptarë për bileta do të jetë i madh.

Emigrantët që jetojnë në vendet afër Francës që tani kanë nisur prenotimet që do të konfirmohen në muajin dhjetor. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...