Kurti e lë të hapur mundësinë edhe për një mbledhje të qeverisë sot

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, i ka kërkuar ministrave dhe dy zëvendëskryeministrave që nesër të jenë të pranishëm në mbledhjen gjithë ditore që do të mbahet. Ai e ka lënë të hapur mundësinë që sot të mbahet edhe një mbledhje tjetër e qeverisë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se mbledhja e nesërme do të jetë gjithë ditore, për të bërë versionin përfundimtar të planit qeverisës. Ai ka kërkuar nga ministrat që ditën e nesërme ta lënë të lirë.

Në fund, Kurti e la mundësinë për mbajtjen e një mbledhje tjetër të qeverisë gjatë ditës.

“Unë kisha theksuar mbledhjen e nesërme që kemi është mbledhje gjithë ditore, që draft programin qeverisës të përgatitur nga zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar, me një plan të punës dhe të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë, të votuar me 3 shkurt në kuvend. Është mirë që të gjithë ministrat, dy zëvendëskryeministrat ta lejnë gjithë ditën e nesërme të lirë, për nesër. Mirupafshim nesër, nëse nuk na bie edhe sot pasdite të shihemi”, ka deklaruar ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...