Simeone mund ta zëvendësojë Mourinhon te Chelsea

PUBLIKUAR

Jose Mourinho nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion me skuadrën e tij Chelsea dhe rrezikon të mbetet pa punë.

Portugezi ka arritur të grumbullojë me skuadrën e tij vetëm tetë pikë në tetë ndeshjet e para në Ligën Premier, dhe kjo është pak për kampionët aktual të Anglisë.

Sipas medieve angleze dhe atyre spanjolle Chelsea po mendon që ta zëvendësojë Mourinhon me njërin nga trajnerët më të mirë në botë, Diego Simeone.

Simeone ka kontratë me Atleticon, mirëpo nëse Chelsea do të donte ta angazhonte atë duhet t’i paguajë skuadrës spanjolle 15 milionë euro dëmshpërblim për t’ia rrëmbyer Simeonen.

Chelsea në fundjavë luan ndaj Aston Villës, dhe një dështim i radhës do të bënte që Mourinho të mbetej pa punë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...