Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjës së Gani Demiri Retkoceri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan është mbajtur mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Gani Demiri Ratkoceri (Qytetar nderi) në Lipjan.
Me këtë rast, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, me një fjal, rasti iu është drejtuar familjarëve, dhe të pranishmëve të tjerë duke çmuar lart veprën dhe kintributin e Gani Demiri Ratkoceri, njofton Komuna.

“Me lejoni që në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit, në emër të qytetarëve të Lipjanit dhe në emrin tim përsonal të shpreh ngushllimet me rastin e ndarjes nga Jeta e Baces Gani Demir Retkocerit. Bashkndjejmë pikëllimin të gjithë ne që patem rastin të njohim për së afërmi Bacen Gani, të gjithë ne që e njohëm punën, përkushtimin dhe veprimtarinë e veqantë të shënuar ndër vitet e jetës së tij”, ka thënë Ahmeti.

“Ganiu la gjurmë të shënjuara me punën e tij si mësues, studijues e atdhetarë në gjithë trevat shqiptare.
Për punën e bërë në shërbim të atdheut si mësues, edukator e studiues mbi gjysmë shekulli, “Me Dekret të Presidentit të Shqipërisë,z.Sali Berisha z. Gani Demir Ratkoceri është nderuar me titull “Mësues i Popullit”, ndërsa Komuna e Lipjanit me 12 Qershor 2018 në ditën e çlirimit, për kontributin dhe veprimtarinë e Gani Demir Ratkocerit si mësues, profesor, studiues, historian dhe atdhetarë e shpallë QYTETARË NDERI”, ka thënë Kryetari Ahmeti.

Komuna e Lipjanit dhe qytetarët e saj do të jenë mirënjohës punës dhe veprës së Baces Gani, i cili për mbi 5 dekada ishte jashtë vendëlindjes, por që me zemër e shpirt ishte përherë afër nesh.

“Familjar e miq të Baces Gani e të familjes Retkoceri. Në këtë dhembje ndihuni edhe krenar për një burr me vlera të larta kombëtare, ndihuni krenar që patët fatin të keni një prind, familjar tuajin, qytetarë nderi i Lipjanit, veprimtarë që do të kujtojmë përherë. E kujtofshim për të mira. I lehtë i qoft dheu i Kosovës”, tha po ashtu Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...