Kryetari Ahmeti pret në takim përfaqësuesit nga Banka Botërore, ja pse?

PUBLIKUAR

 

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësues nga Banka Botërore, Janelle Plummer Specialiste për Zhvillim Social.

Ky takim kishte për qëllim përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve të para të projektit Komunat për Rini në Kosovë (M4Y, grnt JSDF) që do të implementohet në disa Komuna në Kosovë, e që përfituese do të jetë edhe Komuna e Lipjanit, njofton Komuna.

I pari i Komunës së Lipjanit, tha se Komuna e Lipjanit vazhdimisht po mbështet aktivitetet rinore të shumta që po mbahen në Lipjan. Kryetari Ahmeti po ashtu tha rinia në Lipjan ka një rol të rëndësishmë në vendim-marrje.

Përfaqësuesit nga Banka Botëorë së bashku me Kryetarin Ahmeti diskutuan edhe për projektet e planifikuara për Komunën e Lipjanit, njofton Komuna.

Po ashtu u potencua se çdo aktivitet për rinin që është planifikuar nga Banka Botërore për Komunën e Lipjanit është i mirëseardhur dhe se do të gjejë mbështetje nga Komuna.

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor
Image may contain: 5 people, people sitting, living room, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...