Publikimi i imazheve që vënë në pah bukurinë e saj, tashmë është bërë e zakonshme në profilin e Morena Tarakut në Instagram.
Modelja e njohur këto ditë është mjaft aktive duke sjellë fotografi që i ka realizuar gjatë pushimeve të saja luksoze, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, Taraku ka ndarë me ndjekësit e saj një tjetër video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke ecur vetëm në të brendshme.
Ndërkohë në dorë ajo shihet duke mbajtur plot çanta blerjesh, kryesisht të markës “Louis Vuitton”, duke treguar kështu luksin që po e shijon.
Kujtojmë se, Morena numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, të cilët i presin me kërshëri fotografitë dhe videot që ajo i poston. /arbresh.info/


