Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tri vdekje të dyshimta janë raportuar brenda 24 orëve në vend.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Suharekë. Atje një burrë për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.

“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit.

“Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima  femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit  për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për Obduksion”.

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur edhe në Istog. Atje është gjetur një grua pa shenja jete në banesën e saj.

“Istog 12-13.02.2020-NN. Viktima femër kosovare në banesën e saj nga familjarët është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...