SHBA-ja këmbëngul në rinisjen e shpejtë të dialogut, Qeverisë nuk i ngutet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpeshtuar thirrjet për heqjen e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe pas formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kërkuar largimin e tarifës 100 për qind dhe kthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve. Sipas tij, tanimë është koha që mes Kosovës dhe Serbisë të krijohen raporte normale, të cilat në fokus kanë njohjen reciproke mes dy shteteve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Përmes një letre, e cila ka ardhur në adresë të Kurtit pak pas votimit të Qeverisë, Pompeo ka thënë se heqja e tarifës 100 për qind do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve.

Në anën tjetër, ditë më parë kryeministri Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit, por nuk ka bërë të ditur se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Por Kurti ka thënë se Qeveria nuk do të ngutet sa i përket rinisjes së procesit të negociatave, ndonëse ka pohuar se ky proces nuk do të neglizhohet, shkruan tutje “Zëri”.

Se dialogu me Serbinë nuk do të jetë çështje urgjente ka pohuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi. Sidoqoftë, gjatë një bisede për gazetën Abazi ka bërë të ditur se Qeveria është duke punuar rreth strategjisë për rikthimin e bisedimeve me palën serbe.

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...