Shpend Ahmeti thotë se nuk ka dhënë dorëheqje nga kreu i PSD’së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

ryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se pse Partia Socialdemokrate, që e udhëhiqte, shkoi në zgjedhje të brendshme pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

PSD nuk arriti të fitojë asnjë ulëse në zgjedhjet parlamentare, pasi aty shkoi në koalicion së bashku me AAK’në.

Në zgjedhjet e brendshme që u mbajtën brenda socialdemokratëve, Shpend Ahmeti, që ishte kryetar, nuk mori asnjë pozitë në kryesi.

“Nuk kam dhënë dorëheqje”, tregon Ahmeti.

“Sipas statutit të PSD’së, pas zgjedhjeve nacionale, në bazë të rezultatit, duhet të shkohet në zgjedhje të brendshme. Është votuar unanimisht”, shton ai.

Tutje Ahmeti tregon se tani e tutje, është dakorduar brenda partisë se do të merret ekskluzivisht me komunën e Prishtinës, kryetar i së cilës është që dy mandate radhazi.

Ahmeti gjithashtu tregon se PSD ka rolin më të drejtë në opozitë për të kritikuar qeverinë. Kjo për faktin se partitë si AAK, PDK e Nisma kanë qenë në pozitë vitet e fundit dhe janë akuzuar shpesh për keqqeverisje. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...