Konjufca: Nuk kam llogari në Twitter, s’mora vendim për reduktim të stafit në ambasada

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Përmes rrjetit social “Twitter” në emër të ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca, u shpërnda një shkrim që pohonte se ka nënshkruar një Udhëzimin Administrativ për reduktimim e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave.


 Por ky po del të lajm i pavërtetë, pasi Konjufca përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se ai nuk ka llogari në Twitter.

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në twitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...