Nainggolan, djalë i klubeve të natës

PUBLIKUAR

Pas fitores së djeshme të Romës, kundër Palermos (2-4), mediat italiane kanë vlerësuar në maksimum paraqitjen e mesfushorit belg, Radja Nainggolan, i cili është kthyer në një lider në mesfushë.

Nainggolan është intervistuar nga mediat italiane, ku ka analizuar fitoren si edhe ka folur për jetën e tij.

“Këtë sezon mendoj se do të garojmë seriozisht për titull, ndaj dhe në çdo ndeshje, japim gjithçka vetëm për të dalë fitues. Sfida kundër Palermos mendohej të ishte e vështirë, por në fund ia kemi dalë mbanë të fitojmë, pa shumë stres”, tha reprezentuesi belg.

I pyetur nga gazetarët për jetën e tij të përditshme, belgu nuk e fsheh që është adhurues i klubeve të natës.

“Nuk jam tip që luaj futboll e më pas shkoj të mbyllem në shtëpi. Pëlqej të jetoj jetën ndaj dhe shumicën e kohës e kaloj në diskotekë. Nuk mund të quhem ‘rebel’, pasi në fushë e kam treguar potencialin tim dhe për këtë arsye nuk pranoj kritika”.

“I njoh të gjithë lokalet e Romës, pasi i kam vizituar dhe në shumicën e tyre kaloj kohën. Nëse një ditë doni të argëtoheni dhe kërkoni një lokal si rekomandim, mjafton të më pyesni mua”, ka thënë belgu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...