Interi beson te Mancini

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka thënë se ka besim të plot te trajneri aktual, Roberto Mancini.

Zikaltrit kanë ngecur në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, duke pësuar nga Fiorentina dhe barazuar me Sampdorian, por pavarësisht kësaj klubi ka shumë besim te trajneri italian.

“Ne jemi ekip që mund të përmirësohemi ende dhe Mancini po bën një punë fantastike. Kemi shumë besim në atë çfarë po bënë Roberto”.

“Kemi treguar që do të jemi në luftë për titull por kjo është ende herët të flitet. Objektivi ynë është të kthehemi lartë dhe të jemi konkurrues”.

“Kemi lojtar të rinj dhe duhet kohë që të adaptohen, pasi shumica kanë ardhur nga liga të ndryshme”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...