PDK-Lipjan: Më se 3500 banorë të fshatrave : Kraishtë ,Bujan,Bregu i Zi dhe Varigoc, asnjë cent investim për vitin 2016

PUBLIKUAR

Nëndegët e PDK-së në fshatrat :Kraishtë ,Bujan,Bregu i Zi dhe Varigoc , duke u ndjerë të anashkaluar ,reagojnë ashpër me rastin e ndarjes së buxhetit, ku nga pushteti aktual për këto lokalitete ,në projeksionet për investime kapitale për vitin 2016 nuk është paraparë asnjë cent për investime .Konsiderojmë se mëse 3500 banorë të këtyre fshatrave duke i përmbushë obligimet tatimore si taksapagues , janë dukshëm kontribuues të mbushjes së arkës në Komunën e Lipjanit, thuhet në reagim.

Ndërsa, logjika dhe mentaliteti udhëheqës i pushtetit aktual për të qeverisur barabartë për të gjithë qytetarët lipjanas nuk mund të quhet ndryshe veç se qeverisje e njëanshme,subjektive dhe aspak e drejtë. Mospërfshirja me asnjë projekt në buxhetin e vitit 2016 për qytetarët e këtyre fshatrave , tregon çartë se hartuesit e këtij buxheti e që është aprovuar ditë më parë në Asamblenë Komunale por me votën kundër të këshilltarëve të PDK-së ka dëmtuar rëndë synimet e këtyre banorëve për jetë më të mirë dhe perspektivë në rregullimin e infrastrukturës ,duke pas parasysh edhe investimet që janë bërë deri më tani ,por në asnjë mënyre nuk e ka dëmtuar dhe luhatur krenarinë , dinjitetin dhe përcaktimin e tyre qytetarë ,sepse fare mirë e kanë të qartë se kanë të bëjnë me një qeverisje e cila ka për synim majorizimin dhe interesat e ngushta klanore dhe partiake.

Me sinqeritetin më të thellë, me shpirtin human dhe njerëzor ,ne gjithnjë ju kemi gëzuar të gjitha investimeve që janë bërë për të mirën e qytetarëve ,vite më parë ,kudo në fshatrat e komunës së Lipjanit ,që nga Kleçka e deri në Brus. Inkurajojmë për projektet që parashihen për vitin 2016 në fshatra të caktuara, por në asnjë mënyre nuk mbështesim injorancën ,urrejtjen ,shantazhin ,anashkalimin ,ndarjen e pa drejtë dhe tendencioze duke mos i përfshirë me asnjë investim për vitin 2016 fshatrat e kësaj zone dhe shumë fshatra tjerë të komunës sonë.
Po i rikujtojmë investimet që janë bërë në infrastrukturën rrugore,shkolla kanalizime e tj, në këto fshatra në mandatin e kaluar qeverisës,nuk do ta bënim këtë prezantim pot ë mos ishin bëre investime te njëjta në të gjitha fshatrat e komunës sonë.
Këto investime janë bërë me vetëfinancim nga Komuna dhe nga Ministritë të caktuara,që kapin shumën mbi 2. milion e 700 mijë euro.

Në fshatin Kraishtë:
Asfaltimi i rrugës Hallaq I Madh —-Kraishtë Ndërtimi i objektit shkollor Shtrirja e rrjetit të kanalizimit Asfaltimi i unazës së fshatit në gjerësi 5m dhe lidhja me komunën e Shtimes

Në fshatin Bujan,
Ndërtimi i objektit shkollor, Shtrirja e rrjetit të kanalizimitAsfaltimi i rrugës së fshatit dhe lidhja me rrugën Lipjan -Shtime Ndërtimi i Memorialit Përkujtimor

Fshati Bregu i Zi dhe Varigoci
Asfaltimi i rrugës ,Varigoc,Bregu i Zi ,deri tek shiriti i asfaltit Lipjan- Shtime Shtrirja e rrjetit të kanalizimit në Breg të Zi , Asfaltimi i rrugës Varigoc –Godanc në drejtim të Komunës së Shtimes, thuhet në reagim.

SHIKO MË SHUMË

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...