Bella Hadid njihet si një nga femrat më seksi në glob.
‘Victoria Secret’ njihet si një ‘fabrikë’ e modeleve, e pjesë e kësaj kompanie është edhe ‘kunata’ e Dua Lipës, Bella Hadid, ajo është një nga femrat më seksi në botë dhe këtë po e vërteton edhe me postimet e bëra, shkruan lajmi.net.
Modelja me prejardhje palestineze ka punuar së fundmi me fotografin turk Mert Alas, për një set të ri fotografik, ku edhe një herë bën miliona ndjekës të fusin imagjinatën e tyre në funksion.
Në një foto të ndarë, Bella shfaqet në bikini teksa në mënyrë akrobatike pozon për objektivin e turkut. /Lajmi.net/


