Barca dhe Reali me konkurrent serioz për Mustafin

PUBLIKUAR

Jo vetëm Barcelona dhe Real Madridi janë të interesuar për mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi.

23-vjeçari i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira te Los Che duke u bërë i pakalueshëm në mbrojtje, por në disa raste edhe vendimtar me golat e tij.

Siç raporton Bild, për ish-mbrojtësin i Sampdorias, tani ka shprehur interesim edhe Bayern Munichu.

Trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola, është një adhurues i madh i tij dhe kështu ka urdhëruar drejtuesit e klubit që të provojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin shqiptar në janar.

Shkodrani ka një kontratë që e lidh atë me klubin spanjoll deri në vitin 2019 dhe vlera e tij parashikohet se arrin deri në 40 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...