5 të lënduar rëndë nga aksidenti në autostradën Lipjan-Prishtinë

PUBLIKUAR

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Rastin për Gazetën Metro e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili shtoi se për të lënduarit në vendin e ngjarjes ishin kërkuar dy ambulanca.

Krasniqi tutje njoftoi se në këtë aksident të rëndë, ishin të përfshira dy vetura.

“Në ora 16:30, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka shkuar në vend të ngjarjes dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Metro./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...