Rike Roçi është bërë sërish pjesë e spekulimeve në faqet e thashethemeve për një lidhje të pretenduar me boksierin Kristian Prenga.
Në të kaluarën është spekuluar se bukuroshja dhe sportisti i kanë kaluar festat e fundvitit bashkë dhe janë shoqëruar në disa raste, mirëpo ata kishin mohuar gjithçka.

Sidoqoftë, një urim i Rikes drejtuar Prengës për ditëlindje, ka nxitur thashetheme të reja teksa thuhej se “e ka konfirmuar lidhjen”.



