Riaktivizimi, i lidhur me çështjen e dialogut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Pas disa muajsh pauzë, tërheqje nën hije nga aktiviteti politik ofanziv, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është rikthyer furishëm në skenën politike. Ditëve të fundit kreu i shtetit u imponua duke e shfrytëzuar edhe vizitën e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell, për ta marrë vëmendjen e medieve dhe të publikut, shkruan sot gazeta Zeri.
Pas darkës që pati me Richard Grenel- lin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se me të dërguarin e posaçëm të presidentit të SHBA-së Donald Trumpin për dialogun u diskutua edhe për pro- cesin e negociatave me Serbinë. Roli i SHBA-së, siç u shpreh kreu i shtetit, mbetet i pazëvendësueshëm në këtë proces

“Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e në rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dia- logut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e intere- save strategjike në Ballkanin Perëndi- mor”, deklaroi Thaçi.

Gjithashtu i pari i shtetit pohoi se lidershipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

 

Ndërkohë, teksa ka folur rreth këtyre zhvillimeve, njohësi i çështjeve politike Blerim Vela ka konsideruar se rikthimi i presidentit Hashim Thaçi ka të bëjë pikërisht me iniciativën e SHBA-së për ta rinisur procesin e bisedimeve me Serbinë. “Aktivizimi i presidentit të Kosovës është në kuadër të nismës së administratës amerikane për t’i rifilluar negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Vizita e ambasadorit Grenell si i dërguar i veçantë i presidentit Trump është në vazhdën e intesifikimit të përgatitjeve për rifillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Takimet e ambasadorit Grenell me ud- hëheqësit e institucioneve dhe të partive kryesore politike sipas tij paraqesin sin- jal se administrata amerikane po synon përcaktimin e kornizës politike dhe ekonomike, që lidhet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Në kuadër të kësaj, siç Vela është shprehur, kreu i shtetit po mëton ta lu- ajë rolin kyç në procesin e bisedimeve.

“Presidenti i Kosovës synon të luajë rol aktiv në procesin negociator, sidomos në situatën kur ende nuk kemi krijim të qeverise së re. Kjo situatë i ka krijuar hapësirë presidentit të Kosovës që të pozicionohet si njëri ndër pjesëmarrësit kyçë të procesit të ri negociator.

Krijimi i qeverisë së re nënkupton se presidenti duhet t’i bashkërendojë veprimet e tij në përputhje me qëndrimet e shumicës së re qeveritare”, ka shtuar ai.
Së këndejmi, nëse LVV-ja dhe LDK-ja shtyjnë formimin e qeverise së re, presi- denti Thaçi, sipas tij, do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...